Ndryshimet në ligj, regjistrimi i pronës do të bëhet edhe online

Fecal_sewage_in_city_and_villages-2014

Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Regjistrimin e Pasuirve të Paluajtshme”, duke mundësuar edhe marrjen e dokumentave pa shkuar pranë ZRPP-s.

Sipas ligjit për marrrjen e dokumentave pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasuirve të Paluajtshme kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Në formularin e kërkesës, shënohet emri, mbiemri, adresën e saktë ose orientimin faktik të vendndodhjes, numrin e telefonit ose numrin e telefonit celular, si dhe adresën e postës elektronike.

“Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ofron shërbimin on-line për kërkesat për aplikim për kryerjen e shërbimeve për noterët. Shërbimet përkatëse të ofruara on-line për noterët miratohen me marrëveshje të përbashkët mes Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve”, – parashikojnë ndryshimet.

Gjithashtu pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme funksionon regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave, me të cilin operojnë punonjësit e zyrës nën përgjegjësinë e regjistruesit. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme përcaktojnë një numër punonjësish për të trajtuar kërkesat që paraqiten nga noterët apo asistentët e tyre. Në ndryshime është edhe mënyra si do funskjonojë regjistri i veçantë elektronik. “Pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të funksionojë një regjistër i veçantë elektronik i kërkesave për aplikim on-line dhe një regjistër tjetër për përpunim të kërkesave për aplikim dhe i lëshimit të dokumenteve nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, – është një tjetër ndryshim që shtohet.

Pin It