Cavani është i pakënaqur në Paris

cavani

PSG po dominon në Francë por jo gjithçka shkon mirë te klubi francez dhe në një skuadër plot yje, është normale që ka edhe të pakënaqur.

Një prej tyre është sulmuesi Edinson Cavani, një ndër më të paguarit në skuadër, por asnjëherë i qetë në Paris.

Kjo ka ardhur për shkak të pranisë së Zlatan Ibrahimovicit, lideri i vërtetë i sulmit, ndaj shpesh Cavani nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij dhe është folur edhe për largim, me oferta joshëse nga Anglia.

Manchester United dhe Arsenali janë gati, por çmimi i sulmuesit është paksa i lartë, sepse PSG e bleu për 70 milionë nga Napoli.

Pin It