Ngjyra e syve tregues për shëndetin tuaj

 

Ngjyra e syve ashtu si gjinia apo fizionomia jonë është diçka që nuk është përzgjedhur nga ne, por nga Krijuesi. Duke qenë kështu, ka njerëz që  preferojnë të përdorin lente me ngjyrën  e syve  që do dëshironin të kishin. Përveç anës estetike, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.

 Sytë blu, të gjelbër ose gri

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën. Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore Nga ana tjetër, personat me këto ngjyra sysh, kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes.

 Sytë ngjyrë kafe dhe të errët

Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli. Me shumë gjasa, këta persona kanë për t’u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira.

Pin It