Një sunnet i harruar

Të kesh gjithmonë një buzëqeshje të këndshme, është prej gjërave që e shoqëruar gjithmonë Profetin tonë të nderuar, paqja qoftë mbi të. Është transmetuar prej Ibn Xhazit : “Unë nuk kam parë askënd që të buzëqeshë më shumë se i Dërguari i Allahut (s.a.s).” [Tirmidhiu]

Buzëqeshja është vërtetuar se ka aftësi të rrisë hormonin natyror antidepresant, serotonina, duke bërë të mundur që personi që buzëqesh të jetë më i lumtur. Ne e nënvlerësojmë fuqinë që ka një buzëqeshje për ne dhe për ata që na rrethojnë. Kjo karakteristikë është shumë ngjitëse dhe luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit. Një mendje dhe qëndrim pozitiv është i pazëvendësueshëm në përpjekjen për të qenë produktiv dhe për të arritur qëllimet tuaja në jetë.

Qeshja është një veprim i thjeshtë dhe i lirë që ndihmon në ngritjen e humorit tuaj dhe ju bën të ndiheni më mirënjohës dhe të kënaqur, ngaqë Profeti ynë (s.a.s) është parë shpesh duke buzëqeshur. Pra, le të ndjekim këtë sunet që në pamje të parë duket shumë e parëndësishme, por që në fakt të zbukuron pamjen dhe shpirtin.

Pin It