Njihuni me robotin që lexon emocionet e njerëzve

 

Pepper është roboti që mund të lexojë emocionet e njerëzve dhe që mund të bisedojë me ta. I gjatë afro 120 centimetër, duket si një fëmijë i vogël dhe është i aftë që të ndërveprojë në shumë fusha.

Roboti është zhvilluar nga kompania Soft Bank, e cila e ka zhvilluar aktivitetin e saj kryesisht në Japoni, si një markë që u vjen në ndihmë klientëve në sektorin e shërbimeve. Në Francë, Pepper është testuar në disa role, përfshirë punën në supermarket, ndihmën ndaj udhëtuesve në stacionet e trenit madje edhe në anijet e pasagjerëve.

Pepperi përdor sensorët vizual dhe zanorë për të njohur emocionet e njerëzve me të cilët bisedon. Në ekspozitën e mbajtur disa javë më parë, veçoria më e fundit ishte tableti që qëndronte në pjesën e tij ballore.

Vizitorët thonë se e kanë pranuar shpejtësinë me të cilën po zhvillohet industria e robotëve dhe nënvizojnë se nuk janë në panik për këtë cështje.

“Paniku vjen nga fakti se ne imagjinojmë robotë mjaft të zhvilluar që në ditët e sotme. Megjithatë, unë mund të them se ky proces do të ndodhë ngadalë. Nuk nuk do të kuptojmë asgjë, pasi të gjitha do të vijnë me kalimin e kohës, pra ky nuk do të jetë një shpërthim i menjëhershëm. Robotët kanë potencialin që të lehtësojnë jetën e njeriut.”

Innorobo është një ekspozitë e përvitshme robotësh, në të cilën prezantohen të rejat më të fundit e kësaj industrie. Gjatë edicionit të këtij viti morën pjesë më shumë se 200 kompani që vinin nga 19 vende të botës, për t’i treguar të pranishmëve, novacionet e tyre.

 

 

 

Pin It