Mbështetja e artizanatit, 10 mln lekë për ndërmarrjet e vogla

antika 15

Qeveria Shqiptare ka vendosur një fond në ndihmë të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në fushën e artizanatit, por deri tani vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga ky fond. Fondi i Ekonomisë Kreative në total ka vlerën 10 milion lekë, ndërsa çdo subjekt fitues do të përfitojë 500 mijë lekë.

Kompanitë aplikuese i përkasin sektorëve të punimeve me thupra, grep, dekorimet e brendshme dhe suvenire. Fondi synon të nxisë zhvillimin e artizanatit dhe punës krijuese e dizenjuese.

Agjencisa e Zhvillimit të Investimeve iu bën thirrje të gjithë bizneseve të vogla të këtij sektori të aplikojnë për të përfituar nga fondi.

Pin It