Emigracioni i lartë në Ballkan, rrezik për zhvillimin ekonomik

Emmigration

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigracionit në rajon në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore numri neto i personave të larguar nga vendi në periudhën 2011-2015 është 91,750.

Nivel të lartë emigracioni shënon edhe Serbia me 100 mijë të larguar, por që përbëjnë një përqindje më të vogël se sa vendi ynë, për shkak të popullsisë tre herë më të madhe të këtij shteti.Ndërsa Maqedonia dhe Bosnja kanë numrin më të vogël të emigrimeve gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat janë me rëndësi sepse shërbejnë si tregues të mungesës së krahut të punës, mbylljes së ndërmarrjeve dhe e bëjnë vendin jotërheqës për investitorët.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror në vitin 2016, emigracioni është faktori më i lartë rrezikues për biznesin, më shumë se sa masat fiskale dhe faktorë të tjerë.

Pin It