Noti, një nga sportet më të mira për trupin

 

Girl swimming the crawl stroke

Girl swimming the crawl stroke

Sportet për të mbajtur trupin në formë janë të shumtë. Meqenësë jemi akoma në ditët e nxehta të verës një nga sportet e rekomanduara është noti. Noti, përveçse është një sport i sigurtë në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit është edhe një alternativë në rritjen e cilësisë së jetës.

 Ja disa nga të mirat që ju sjell noti:

Forcon zemrën: Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë.

Balancon peshën: Të notuarit është i rëndësishëm në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit sidomos midis moshës 14-18 vjeç.

Rrit fleksibilitetin: Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup.

Ju qetëson psikologjikisht: Ndër të tjera të mira, noti ju qetëson mendërisht duke ju hequr stresin dhe lodhjen e akumuluar.

Pin It