Opozita “kthehet”, nisin sërish diskutimet për reformën në drejtësi

img_3205_22313_0

Ekspertët e mazhorancës dhe opozitës do të rifillojnë sot punën për rishikimin e drafteve të paraqitura nga palët, duke u bazuar vetëm mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias. Me tërheqjen e draftit të shumicës që u miratua dy ditë më parë në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, këta të fundit shprehen se do të integrohen në draftin e përbashkët të gjitha propozimet e opozitës, ku të gjitha diskutimet do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e rreptë të ekspertëve ndërkombëtarë.

Diskutimet pritet të rinisin për formulën e emërimeve dhe shkarkimeve të anëtarëve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend, për marrëdhënien e ministrit të Drejtësisë me KLD-në apo si dhe janë pasqyruar propozimet për integrimin. Gjatë bisedimeve të mëparshme, Partia Demokratike ka ofruar dy formula për zgjidhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë. E para është ajo e zgjedhjes me 2/3 e votave nga Kuvendi, e përkthyer në numra votat e 94 deputetëve. Ndërsa e dyta është skema e KQZ-së, ku të drejtën e dhënies së pëlqimit të anëtarëve ta gëzojë edhe opozita.

Ndërkaq, mazhoranca, e cila ka vendosur të pranojë formulën me emërime me 2/3-at e votave, duke u tërhequr nga ideja e saj që këto lëvizje në sistemin e drejtësisë të miratoheshin me shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend ose thënë ndryshe sipas formulës me 3/5-at e ligjvënësve. Ndërkohë, interesante pritet të jenë diskutimet lidhur me rolin që do të ketë ministri i Drejtësisë në organet e reja të drejtësisë që do të krijohen rishtazi pas miratimit të paketës ligjore.

Pin It