Roma – Milan, sonte ikën një trajner

garcia-sinisa-1452268166-800

Sonte në mbrëmje do të luhet sfida mes Romës dhe Milanit, një ndeshje kjo që do të ketë një rëndësi shumë të madhe, sidomos për trajnerët e të dyja skuadrave, Rudi Garsia dhe Sinisa Mihajloviç.

Si francezi, ashtu edhe trajneri serb janë në pozita delikate dhe gjërat për ta u përkeqësuan më shumë pas rezultateve të kësaj mesjave, me Romën që barazoi 3-3 me Kievon dhe Milanin që humbi në “San Siro” ndaj Bolonjës 0-1.

Nëse Roma do të humbasë në “Olimpiko”, atëherë shkarkimi i Garsias bëhet i paevitueshëm.

Për Mihaljoviçin gjendja është disi më ndryshe. Berluskoni mund t’ia falë një humbje të ngushtë ndaj Romës në “Olimpiko”, por me shumë mundësi dhe ai mund të marrë valixhet në rast humbjeje.

Pin It