Në një intervistë për mediat e huaja, fantazisti brazilian Ronaldinho ka folur per kohet e tij te arta ne futbollin europian.
Mesfushori brazilian ka një peng të madh në karrierën e tij dhe lidhet me faktin që u largua shumë shpejt nga Barcelonë në kohën që në skenë doli një yll i ri i futbollit botëror si Lionel Messi.
“Do të më kishte pëlqyer të luaja më shumë me Messi-n, është një lojtar i madh dhe ndihem mirë që e kam ndihmuar në fillimin e karrierës së tij, duke i dhënë asistin për golin e tij të parë si profesionist me Barcelonën.
Tani që është bërë një lojtar kaq i madh mendoj se do të kishte qenë diçka shumë e bukur nëse do të kisha luajtur pak më shumë me të, por në atë kohë aventura ime te Barça kishte përfunduar”, është shprehur Ronaldinho.