Pep dhe Messi, “miq” dhe “kundërshtarë”

barcelona-lionel-messi-pep-guardiola-champions-league-bayern-munich-la-liga_3299492

Sonte Pep dhe Messi do të jenë kundërshtarë në fushë, në ndeshjet e treta në grup në kuadër të Champions League.

Guardiola e ka pëlqyer shumë Messin gjatë kohës kur ishte tek Barcelona dhe është i dashuruar pas tij. Këtë gjë e vërteton edhe lojtari i City-t, Sergio Aguero.

Asi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka thënë se Pep Guardiola e dashuron Leo Messin.

“Ai flet gjithmonë për të dhe tregon se sa ishte i lumtur që ishte trajner i tij dhe kanë fituar aq shumë së bashku” .

“City është afër të bëhet një nga klubet më të mëdha në botë, ndoshta në këtë vit jo, por me Pepin në krye në do të mundohemi ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Aguero.

 

Pin It