Përfitimet që ka noti gjatë shtatzënisë

Çfarëdo lloji i ushtrimeve aerobike gjatë shtatzënisë ka efekt të mirë tek ju dhe beba juaj, sidomos në forcimin e zemrës dhe duke e aftësuar atë të pompojë më shumë gjatë ditës dhe natës.

Gjë që pastaj do të ndikojë në gjithë organizmin tuaj, për arsyen se pas qarkullimit të mirë të gjakut gjithçka do të ecë për së mbari.

Njëri nga sportet më të sigurta dhe më të lehta gjatë shtatzënisë është noti. Të mirat që do të merrni nga ky sport janë:

– Ndikon pozitivisht njëkohësisht në të dy grupet e muskujve më të gjatë të trupit (këmbët dhe duart)

– Është i parrezikshëm për trupin sa i përket lëndimeve. Uji rregullon temperaturën tuaj që të mos ngritet shumë, dhe parandalon lëndimet duke mbrojtur ligamentet tuaja gjatë notit, në ujë do të ndiheni tejet të lehta.

– Ju ndihmon të mbani peshën brenda kornizave të shëndetshme për trupin tuaj

– Gjatë qëndrimit në ujë do të normalizoni ënjtjen e këmbëve dhe duarve të cilat janë të zakonshme në shtatzëni.

Koha e cila preferohet për femrat shtatzëna të bëjnë not, është 20 deri në 30 minuta më së shumti, disa herë në javë nëse nuk keni mundësi çdo ditë.

Para se të nisni çfarëdo sporti gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës suaj, konsultohuni me doktorin tuaj pasi që ai është i njoftuar me gjendjen tuaj të tërësishme të organizmit.

 

Pin It