Pikat e tregëtimit të gazit, gjobë deri 700 mijë lekë për shkeljet

bombulat_7746

Pas ngjarjeve  tragjike të shkaktuara nga shpërthimi i bombolave të gazit në Pogradec dhe Tiranë, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka përforcuar kontrollet në pikat e tregtimit të gazit.

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë muajit shkurt ka realizuar 300 inspektime në të gjithë vendin, ndërsa ka  61 subjekte nga të cilat për 19 është marrë masa e bllokimit të aktivitetit. Kryeinspektori i Gazmend Osmani bëri me dije se tashmë po veprohet ndaj pikave të karburanteve që mbushin bombulat jashtë standarteve shkelje që gjobitet me 500-700 mijë lekë.

Vetëm në dy javët e para të muajit shkurt, 61 subjekte të tregtimit të gazit në vend janë ndëshkuar pasi nuk respektonin ligjin dhe 19 prej tyre janë bllokuar.

Kryeinspektori, Gazmend Osmani, deklaroi se një ndër shkeljet e konstatuar është mbushja e e bombulave në mënyrë të paligjshme në pikat e karburanteve.

Pin It