PriFest edicioni i 9-të, në garë edhe filmat dokumentarë

thumbnail_foto-1

Prishtina International Film Festival hap aplikacionin per filma per edicionin e 9-të, duke shtuar programin e katërt garues për filma dokumentarë

PriFest hapi zyrtarisht aplikacionin online për pranimin e filmave për edicionin e 9të të festivalit që do të mbahet në datat 20-27 Prill, 2017, në Prishtinë, Kosovë.

PriFest pranon filmat artistik të metrazhit të gjatë në kategoritë konkurruese: Programi i filmit Europian dhe Programi i filmit Ballkanik (Mjaltë dhe Gjak) si dhe filmat e metrazhit të mesëm – Programi Konkurues Medium Length (25-60 min) i hapur për filmat nga mbarë bota. Por që nga ky edicioni, PriFest do të ketë edhe një kategori konkurruese atë të filmave dokumentarë të hapur për filmat nga mbarë bota.

Drejtori Artistik I festivalit, Fatos Berisha, njëherësh edhe përgjegjës për programin e festivalit tha: “- Ne e kemi programin jo-garues të filmave dokumentarë qe 6 vite dhe jemi shumë të kënaqur me cilësinë e filmave dhe numrin e aplikimeve që marrim çdo vit. Por çdo vit poashtu na bëhet e njejta pyetje nga pjesëmarrësit se përse ky program nuk është garues. Ndaj këtë vit, duke parë interesimin e madh dhe titujt që  kemi pranuar, vendosëm që edhe këtë program ta bëjmë garues. Ky është edhe një hap që tregon se festivali po rritet çdo vit dhe poashtu lidhet direkt me objektivat që PriFest synon të arrijë si institucion i pavarur i kulturës në Kosovë.”

 

Pin It