Spitali Onkologjik pajiset me akseleratorin e dytë

ilir-beqaj

Radhët e pritjes për pacientët e Spitalit Onkologjik pritet të ulen ndjeshëm vitin e ardhshëm, pasi këtij spitali do t’i shtohet një akselerator i dytë linear. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi një vizitë në këtë spital, ku trajtohen pacientët që kanë nevojë për trajtim me rreze.

Beqaj përmendi investimet e bëra nga ministria në këtë institucion, me qëllim shndërrimin e spitaleve në qendra moderne shëndetësore.

“Investimet e bëra në këtë shërbim pritet të shkojnë deri në 1.5 milionë euro vetëm për aparatura, ku LINAC-u i parë bashkë me skanerin, kanë qenë 2.2 milionë euro financim austriak; ndërkohë, që nëse i shtojmë dhe TVSH-në, si dhe rreth 2.1 milionë euro të bunkerit, si dhe koston e LINAC-ut tjetër, ku 800 mijë euro do të investohen nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vienë dhe 700 mijë euro do të investohen nga buxheti i shtetit. Së bashku me TVSH-në, e gjithë kjo, shkon 8 milionë euro. Që do të thotë që të paktën kemi një qendër moderne radioterapie, e cila duke pas dhe dy pajisje, është e vijueshme nuk krijon boshllëqe”, theksoi kreu i shëndetësisë.

Pin It