Studim: Rozmarina, ‘bima e kujtesës’ që lufton sëmundjet mendore

fgf

Ekspertët nga Universiteti i Northumbria kanë treguar se nuhatja e rozmarinës lidhet me rritjen e përformancës së kujtesës dhe lufton sëmundjet mendore.

Shkencëtarët erdhën duke u bazuar në faktin se rozmarina ka një traditë të gjatë shërimi që përmirëson kujtesën, arsye kjo pse ka dhe nofkën “bima e kujtesës”.
Ky studim vëzhgoi njerëz teksa ata kryenin ushtrime matematikore si dhe teste të tjera të ngjashme.

Gjithashtu para studimit u vlerësua dhe gjendja e tyre shpirtërore. Në studim u përfshinë më shumë se 60 vullnetarë, të cilët u ndanë në dy grupe dhe u vendosën në dy dhoma të ndryshme, ku njëra kishte aromë rozmarine dhe tjetra jo. Pjesëmarrësit në dhomën me aromën e rozmarinës  performuan 60-75% më mirë se sa pjesa tjetër.

Gjithashtu, antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimerit dhe sipas ekspertëve italianë, edhe mundet ta shërojë atë.

Rozmarina konsiderohet edhe eliksir i rinisë, sepse përshpejton rritjen e eshtrave, rinon trurin, përmirëson qarkullimin, parandalon shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Për përmirësim të kujtesës përdoret çaji nga maja e degëzës së bimës, i cili nuk duhet të pihet në mbrëmje, sepse nxit qëndrimin zgjuar. Gjithashtu për të zhvilluar kujtesën mund ta mbushni ambientin me rozmarinë ose përzieni një lugë vaj arre kokosi me pak lëng të përqendruar rozmarine dhe kur të keni nevojë për një kujtesë më të mprehtë, fërkoni pak nga kjo përbërje në kyçet e duarve.

 

Pin It