Prokurori kërkon lirimin e 750 mijë eurove të dyshimta, gjykata refuzon

types-of-checking-accountsGjykata e Tiranës ka refuzuar një kërkesë të Prokurorisë për lirimin nga sekuestroja në një bankë në Shqipëri të një llogarie nga e cila janë transferuar rreth 750 mijë euro nga persona të dyshuar për lidhje me mafien italiane. Sipas gazetës “Panorama” në 21 prill 2016, Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë në lekë dhe euro të shoqërisë “Stargold Albania” në një bankë ku ishin qarkulluar gjithsej 750 mijë euro. Në momentin e sekuestrimit, llogaria përmbante 141 822 euro. Gjykata pranoi vendosjen e sekuestros edhe mbi të gjitha llogaritë e këtij subjekti në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë.

Por në korrik 2016, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për “heqjen e masës së sekuestros” ndaj llogarive të kompanisë në fjalë. Sipas akuzës shkak është bërë dërgimi i letërporosive në Itali për informacione shtesë mbi zotëruesit e llogarive dhe fakti se përgjigjet e letërporosive nuk kishin ardhur ende, duke sjellë kështu pezullimin e hetimeve. Por sipas Gjykatës, një argument i tillë është i pambështetur në ligj dhe në prova e për këtë arsye, kërkesa e Prokurorisë për lirimin e shumës prej rreth 750 mijë eurove nuk është pranuar. Kërkesa është rrëzuar si e pabazuar në ligj dhe në prova.

Pin It