Reforma në drejtësi, raporti përfundimtar më 11 mars

dbbff100-1331-4ac9-9ac1-76b0c2bd128e---0-

Miratimi dhe votimi i reformës në drejtësi në Kuvend është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi konsiderohet një çështje që do t’i hapte rrugën vendit për në Bashkimin Europian.

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi do të dalë më 11 mars. Sipas burimeve, në javën e tretë të shkurtit do të dalë raporti paraprak.

Ndërkohë që komisioni i posaçëm do të mblidhet sërish në Kryesinë e Kuvendit pas raportit përfundimtar.

Para disa javësh reporterët e Venecias ishin në Shqipëri, ku kanë përfunduar takimet me ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi.

Çështja që prishi konsensusin e palëve, ka të bëjë me atë se me çfarë shumice votohen anëtarët e gjyqësorit, që vijnë nga Parlamenti, ku opozita këmbëngul të jenë me 93 vota, ndërsa mazhoranca mbron emërimin me 84 vota.

Pin It