Rekord shitjesh të fanelave të Kombëtares Shqiptare

download (1)

Fanelat e Kombëtares Shqiptare janë ndër më të shtrenjtat, por kjo nuk ka penguar që ato të shiten me shifra rekord.

Me një çmim prej rreth 90 eurosh, deri tani janë shitur mbi 50 mijë në Europë, Amerikë dhe Kanada.

“Zvicra është një nga vendet ku ka kërkesë më të madhe, por edhe Gjermania dhe Europa Nordike si dhe Amerika e Kanadaja”, është shprehur shefi i zyrës së marketingut në FSHF, Gazmend Malo.

Mbi 20 mijë janë fanelat e shitura në Shqipëri.

Ndërkohë që atmosfera e Europianit po nxehet, fanelat e shitura pritet të kalojnë shifrën 100 mijë.

Ndërkaq edhe biletat e ndeshjeve të kombëtares sonë kanë arritur shifra rekord. Kështu vetëm ndeshja e hapjes së aventurës europiane për kombëtaren kuqezi, atë me Zvicrën është shitur deri në 580 dollarë.

Duhet shtuar fakti se përveç tregut të fanelave të kontrolluar nga FSHF-ja dhe prdhuesi Italian i uniformës kuqezi, lulëzon dhe tregu informal i fanelave të prodhuara paautorizim dhe që vijnë kryesisht nga jashtë Shqipërisë.

Edhe pse futen në doganat shqiptare prej disa vendeve të botës, fanelat informale shiten me bollëk dhe krijojnë kështu një konfuzion jo vetëm për statistikat.

Pin It