Roboti që të ndihmon nëse ke humbur në aeroport

Teknologjia e robotëve po zhvillohet çdo ditë e më tepër. Së fundmi bëhet fjalë për robotin që të ndihmon në aeroport apo qendra tregtare.

“Qëllimi është që të jetë një asistent, të dallojë njerëzit që mund të kenë humbur, tu tregoj atyre vendnodhjen apo porta të ndryshme në aeroport. Së pari, ne po shohim për rastet ku njerëzit e shohin të nevojshëm. Së dyti, ne po shohim për mënyrën se si njeriu të ndërveprojë me robotin në gjuhën që përdorin dhe etiketimet në mjedise të ndryshme”, thotë Rachel Jones, projektuese e Hitachi.

Një nga pyetjet që shtrohet është se si do të ndiheshin njerëzit të flisnin me një robot. Jones shpjegon se është çështje kulturash. Në Japoni, pranimi i teknologjisë është më pozitiv. Në Europë dhe Britani kemi H. G. Wells. Ndaj, një nga fokuset e robotit EMIEW3 është që të duket i pranueshëm dhe miqësor.

 

Pin It