Rregullat dhe datat e provimit për farmacistët dhe stomatologët

protesta-e-mjekeve

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur listën emërorë të 345 farmacistëve dhe 277 stomatologëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit në datat 15­, 16­, 17 shkurt për farmacistët dhe 11, ­12 për stomatologët. Sipas kësaj liste do të jenë tre grupe farmacistësh dhe stomatologësh që do të testohen. Më konkretisht grupi i parë do të nisë provimin në orën 9.00, grupi i dytë në orën 11.30 dhe grupi i tretë në orën 14.00. Sipas të dhënave rezultatet do të merren sapo të përfundojë testi.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta përpara provimit dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe kopjen e saj, faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit, sipas herës së pjesë marrjes. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që e vërteton këtë ndryshim. Kandidatët të cilët e përsërisin këtë provim për të disatën herë paguajnë tarifë më të lartë.

Pin It