Zika prezent në 33 vende të botës, Obama kërkon fond 1.8 mld dollarë

140718-barack-obama-2115_86aea53294a878936633ec10495866b6-750x400

Presidenti Barack Obama nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kërkojë si fond emergjence për të luftuar virusin Zika, një shumë prej 1.8 miliard dollarë. Shumica e këtyre parave do të shpenzohen në Shtetet e Bashkuara për testimin, mbikëqyrjen dhe hulumtimet për një kurë shërimi. Po kështu SHBA me një pjesë të këtij fondi do të mbështesë edhe vendet e tjera që tashmë janë prekur nga ky virus.

Sipas Reuters Presidenti Barack Obama në një intervistë për CBS Neës ka theksuar kërkesën për më shumë burime financiare për të përballuar këtë virus. “Lajmi i mirë është se kjo nuk është si Ebola, njerëzit nuk vdesin nga Zika. Shumë njerëz e mbartin atë dhe nuk e dinë që e kanë. Por, nuk duhet të ketë panik për këtë, kjo nuk është diçka ku njerëzit do të vdesin prej saj. Kjo është diçka që ne duhet ta marrim seriozisht, ­ tha Obama për CBS Neës.” Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në SHBA do të informojnë Kongresin këtë javë për nevojën emergjente të këtij fondi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë para disa ditësh ka shpallur gjendjen emergjencës shëndetësore ndërkombëtare për përhapjen me shpejtësi të virusit. Deri më tani virusi Zika është raportuar si prezent në 33 vende të botës. Zika nuk shkakton asnjë simptomë në shumicën e njerëzve të cilët janë të infektuar. Më rrezikuara nga ky virus janë nënat shtatzëna dhe ato gra që mund të ngelen shtatzënë.

Pin It