Kinë: Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e 1.6 milionë njerëzve në vit

4db45d03-66a3-4723-8d0e-845ebc63ecfe_w987_r1_s

Në kryeqytetin kinez, Pekin përqendrimi i grimcave toksike ka arritur në kuotën 551 duke u bërë i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin, dukshmëria është reduktuar në disa dhjetëra metra.

Sipas raporteve botërore të organizatave të shëndetësisë 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu në Kinë

Autoritetet janë të shqetësuara, pasi kanë arritur deri aty sa që kanë paralajmëruar banorët të jenë në gatishmëri herë pas herë, duke ndezur edhe alarmin portokalli, i dyti nga katër nivelet e ashpërisë së ndotjes.

smog-1-640x427

Sipas sondazhit më të madh qe është bërë deri me sot, i cili fokusohet në ndikimin e ndotjes së mjedisit në trupin e njeriut, ndotja e ajrit në vendin më të populluar në botë redukton jetëgjatësinë e njerëzve në 5.5 vjet.

Studimi vëren se ndotja e mjedisit në vazhdim në pjesën veriore të Kinës favorizon shfaqjen e kancerit të mushkërive, sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru.

Publikimi i “Financial Times” nënvizon se gjithnjë e më shumë retë toksike kanë shkaktuar alarm tek autoritetet kineze, pas një rekordi që u verifikua në ndotjen e ajrit në kryeqytet, duke detyruar qytetarët të jenë të pajisur me filtra të ajrit të veçanta dhe me maska speciale.

smog-2-640x468

Pin It