Sergio Busquets drejt Manchester City-t

Sergio_BusquetsManchester City që më parë lajmëroi se dëshironte që në skuadër të sillte lojtarin Sergio Busquets, mirëpo tani thuhet se ekipi ka kontaktuar me përfaqësuesit e Sergio Busquets rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës.

Pep Guardiola do të marrë drejtimin e klubit anglez nga sezoni i ardhshëm dhe ai e dëshiron në skuadër futbollistin që e ka trajnuar te Barcelona.

Mesfushori spanjoll ka thënë në të kaluarën se janë vetëm dy persona që mund ta bindin që të largohet nga katalunasit: gruaja e tij dhe Guardiola. Gazeta Sport ka lajmëruar se dy palët janë në kontakt, edhe pse nuk është bërë ndonjë ofertë formale.

Pin It