Sërish lëkundje tërmeti në vend

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend. Orët e para të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar dy tërmete të tjera. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti i parë ka qenë më i fortë 2.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është shoqëruar nga një tjetër lëkundje më e lehtë, ku vatra ngelet ende Gjiri i Lalzit.

Këto tërmete të vogla vijnë pasi vendi u godit disa ditë më parë nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, me qendër tek Gjiri i Lalzit.

Pin It