Shëngjin, mbetjet urbane vijojnë të mbeten problem, ka mbaruar kontrata

shengjin-1-640x371

Mbetjet urbane vijojnë të mbeten problem në shumë zona të Lezhës, duke përfshirë edhe bregdetin e Shëngjinit. Kontejnerë të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen anash rrugëve që përshkojnë Lezhën apo dhe në kanale.

Problematika pranohet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, sipas të cilit firmës së pastrimit të Lezhës dhe Shëngjinit i ka përfunduar kontrata dhe se është gjetur një zgjidhje provizore, deri në përfundim të sezonit turistik, pasi tenderi i ri i pastrimit bëhet në shtator. “Më vjen shumë keq që ka rastisur në këtë muaj, sepse i tillë ka qenë grafiku. Kemi bërë një marrëveshje që ta shtyjmë këtë sezon.

Shëngjini ka ngarkesën e vet. Unë e kam gjetur këtë tender pastrimi të kryer. Kam vërejtjet e mia për sa i përket cilësisë së pastrimit, nuk jam fare i kënaqur madje. Ndërhyrja për largimin e mbetjeve është emergjente, pasi problematika e krijuar mund të japë ndikim mjaft negativ në turizën, që arrin pikun këtë periudhë”, shprehet Frrokaj.

Pin It