Shëroni thembrat e çara në kushte shtëpie

Thembrat e çara janë një problem estetik që shfaqet si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Përveç anës estetike, ato mund shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Më poshtë ne do t’ju propozojmë  një trajtim shumë efektiv të cilin mund ta bëni në kushte shtëpie në çdo kohë :

Përbërësit: 3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke. Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t’u djegë këmbët. Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.

Qumështi përmban yndyrna, proteina dhe vitamina që ju ndihmojnë të trajtoni thembrat e plasaritura dhe të thatë. Acidi laktik i qumështit rregullon pH-in të lëkurës dhe parandalon infeksionet.  Soda e buëks nga ana tjetër është një ndër ilaçet më të mira natyrale me veti antimykotike dhe antibakteriale që ndihmon të luftoni qelizat e vdekura të lëkurës.

 

Pin It