Shkëputet tubi, disa zona të kryeqytetit pa uij

IMG-20160427-WA0003

Reshjet e shiut të dy ditëve më parë kanë shkaktuar një tjetër problem në kompaninë e Ujsjellës Kalizime Tiranë.  Sipas UKT-së gjatë natës ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu përgjatë tubit kryesor që furnizon zonën e Tiranës së Re, Komunës së Parisit, Qesarakë, Shkozë, Sauk, Sanatorium dhe Qyteti Studenti, dhe për pasojë është shkëputur tubi duke bërë ndërprerjen e furnizimit me uij të pishëm të këtyre zonave.

UKT njofton se një grup pune ka shkuar në vendngjarje dhe po punon intensivisht për rregullimin e defektit.

Ndërkohë në ditë më parë si pasojë e një defekti në dy nga stacionet e pompimit në zonën e kombinatit, kjo zonë mbeti pa furnizim me uij të pishëm.

IMG-20160427-WA0015

 

Pin It