Rama për Sky News: Shqiptarët aspirojnë Bashkimin Europian jo Konfederat

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish komentet e Ministrit të Brendshëm të Britanisë Majkëll Gove për krijimin e një konfederate Britaniko-Ballkanike. Gjatë nëj interviste me Skype për televizjonin Sky Neës në emisjonin Tonight, Rama tha se shqiptarët nuk e duan konfederatën por aspirojnë bashkimin europian.

“Duke njohur e respektuar inteligjencën e zotit Gove, unë u surprizova. Duket diçka shumë e çuditshme për mua, që zoti Gove po fliste për një konfederatë të tillë dhe si model, ai solli atë që ne shqiptarët nuk e pëlqejmë, pasi ne duam të jemi pjesë e BE-së. Ne nuk duam të vuajmë jashtë BE-së nga kushte të tjera që kjo situatë sjell. Më duket shumë e çuditshme, që vendi i Churchillit, me një prej shoqërive më të jashtëzakonshme në Europë dhe në botë, është përfshirë në debate për ta lënë ose qëndruar në BE, duke harruar gjërat thelbësore në këtë debat, pasi BE-ja u ndërtua si një projekt i madh i paqes”, tha Rama.

Kryeministri Rama foli edhe në lidhje me frikën e anglezëve se nëse do të liberalizojnë vizat do të ketë dyndje Emigrantësh nga ballkani. Në lidhje më këtë ai tha se disa vende të ballkanit prej disa vistesh lëvizin pa viza në vendet europiane. Rama i tha gazetarit se për këtë shqetësim të pyesin vendet europiane nëse një ditë u janë pushtuar qiejt nga shqiponjat shqiptare.

“Nuk është se një ditë ju do të kemi miliarda e miliarda shqiptarë, që do të fluturojnë në qiejt britanikë, duke iu pushtuar njësoj si në filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon për shumë vite kanë një regjim të lirë vizash, duke lëvizur në Europë, por pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, u shpreh Rama.

Pin It