Rreziku që na vjen nga valët Wi-Fi

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që pajisjet e ndryshme teknologjike të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë. Prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme.

Edhe pse lehtësirat që sjell janë të shumta ekziston edhe një rrezik për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet. Disa studime kanë treguar se valët wireless janë të dëmshme për shëndetin tonë.

Valët e tilla radiofonike shkaktojnë simptoma të ndryshme të dëmshme, duke përfshirë kokëdhimbjen, pagjumësinë, koncentrimin e dobët, lodhje, marramendje dhe rrahje aritmike të zemrës. Për këtë arsye është e rëndësishme që të ndërmarrim masa, duke filluar nga mbajtja larg e telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Gjithashtu është mirë që të bëheni më të vetëdijshëm për rreziqet që vijnë nga përdorimi i teknologjisë.  Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë, po ashtu fikeni ruterin kur nuk e përdorni internetin.

Pin It