Shëngjin – Pushuesit në rrezik, plazh nën linjën e tensionit 10 mijë volt

1207594

Pushuesit dhe turistët që preferojnë të zgjedhin si destinacion pushimi bregdetin e Kunes në Shëngjin, duhet të marrin parasysh edhe rrezikun që ju kanoset nga përcjellësit e energjisë elektrike. Kjo gjë ndodh pasi linja e tensionit 10 mijë volt e energjisë kalon sipër kokave të tyre. Erozioni detar ka bërë që deti ti afrohet linjës elektrike, duke ngushtuar ndjeshëm sipërfaqen e plazhit si edhe bizneset janë detyruar që ti vendosin shazllonet poshtë linjës elektrike sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Pushuesit ndjehen shumë të rrezikuar kur shikojnë që mbi kokat e tyre kalon rryma elektrike dhe kërkojnë zhvendosjen e menjëhershme të shtyllave. ‘’Mbi kokat tona shtrihet linja 10 mijë volt e cila rrezikon kokat tona. Erozioni i detit ka avancuar në mënyrë të dukshme dhe ne jemi të detyruar të pushojmë poshtë shtyllave’’ shprehet një pushues.

 

Pin It