Shikimi juaj përmirësohet me këto ushqime

18941093_m

Shikimi përbën një nga shqisat kryesore të njeriut. Nëse nuk e keni ditur deri tani mësoni se edhe ushqimet ndikojnë në mprehtësinë e syve. Për të patur sy sa më të shëndetshëm është mirë të konsumoni disa nga këto ushqime si më poshtë.

Vezët

E verdha e vezës është e këshillueshmë për të gjithë ata që duan të kenë sy të mprehtë. Ajo është shumë e pasur në zink dhe parandalon zhvillimin e glaukomës. Glaukoma është një sëmundje progresive e nervit optik, e cila nëse lihet pa u kuruar, shkakton humbje të shikimit.

Sallata jeshile

Sallata jeshile është e pasur me dy antioksidantë shumë të fuqishëm : luteinën dhe zeaksantinën. Konsumi i saj ul mundësinë e shfaqjes së kataraktit të syrit dhe çrregullimit makular të retinës.

Spinaqi

Një tjetër ushqim në mbrojtje të dëmtimit të syve, është spinaqi shumë i pasur me hekur dhe karoenoidë, antioksidantë që ulin rrezikun e degjenerimit në “perde”.

Brokoli

Brokoli përmban antioksidantë që mbrojnë sytë nga faktori stres dhe përmirëson shikimin.

Karrota

Karrota është shumë e pasur në vitamina dhe minerale që ndihmojnë shëndetin e syrit. Përbërësi i saj kryesor beta-karoteni, ndihmon retinën dhe pjesët e tjera të syrit të funskionojnë sa më mirë.

Peshku

Toni, salmoni, skombri dhe açuget janë disa nga llojet e peshqve që duhet të konsumoni sa më shpesh. Ata janë të pasur me DHA, një acid yndyror që gjendet në retinë dhe ndihmon në përmirësimin e shikimit.

Agrumet dhe frutat

Mandarina, portokalli, qitroja, limoni, boronicat, manaferrat etj etj janë aleatët më të mirë për sytë tuaj. Ato përmbajnë vitaminë A, C, E, potasium dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ndihmojnë shikimin tuaj.

 

Pin It