Shkencë: Telefonat ‘smart’ kontrollojnë diabetin

Shkencëtarët kanë përdorur një smartfon për të kontrolluar aktivitetin e qelizave në trupin e një kafshe. Përzierja e biologjisë dhe teknologjisë  është përdorur për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak tek minjtë me diabet.

Kërkuesit kinezë thonë ndërkohë se kjo përpjekje mund të hapë rrugën për një erë të re në mjekësi. Hapi i parë, i eksperimentit ishte të ktheheshin qelizat normale në fabrika të gjalla.

Ato u projektuan gjenetikisht për të prodhuar substancën që kontrollin nivelin e sheqerit në gjak si insulina, por duke reaguar vetëm ndaj dritës.

Teknologjia quhet optogjenetikë dhe këto qeliza mund të nisin punën kur ekspozohen ndaj valëve specifike të dritës së kuqe. Këtu ndërhyn teknologjia, një set dritash me wireles dhe një aplikacion në smartfon për t’i kontrolluar ato.

Kërkuesit në universitetin e Shangait implantuan sistemin tek një mi dhe ishin në gjendje të kontrollonin diabetin me një prekje në një touchscreen. Ekipi tha se zbulimet mund të hapin rrugën për një erë të re mjekësie të personalizuar, dixhitalizuar dhe globalizuar. Shkencëtarët duhet të marrin vetëm pika të vogla gjaku për të matur nivelin e sheqerit në gjak dhe mbi bazën e tyre mund të përllogarisin sa ilaç të çlirojnë brenda kafshëzës.

Qëllimi final është një sistem tërësisht i automatizuar që të dallojë nivelin e sheqerit e më pas të bëjë edhe lëshimin e saktë të kimikateve terapeutike. Ideja është në një fazë të parë të saj, por nuk kufizohet vetëm tek diabeti. Qelizat mund të projektohen në mënyrë që të lëshojnë një seri ilaçesh.

Pin It