Shpallen datat e testimit me shkrim për shkollën e policisë

 

policia-655x356

15.03.2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Kukës

16.03.2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan Berat dhe Fier

17.03.2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Lezhë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Dibër

Këto janë datat e testimit me shkrim për shkollën e policisë. Nga aplikimet gjatë periudhës 15janar 2016-29 shkurt 2016 plotësuan kriteret për të marrë pjesë në konkurs 5020 kandidatë, nga këta 4542 meshkuj dhe 478 femra.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit “ Për rregullat e konkurrimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e sallës së koncerteve (pallati i Kongreseve) në datat që janë shënuar më lartë.

Duke filluar nga data 09.03.2016, pikantët duhet të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar me qëllim tërheqjen e numrit kodik që ju duhet për t’u pranuar në konkurrimin me shkrim.

Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurrimit sipas rendit të mëposhtëm:

  • Testimi me shkrim i cili do zhvillohet në datat e mësipërme.
  • Testimi i aftësive fizike, që do zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim
  • Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit, që do të zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit të aftësive fizike
  • Testimi psikologjik, i cili zhvillohet në përfundim të tre testimeve të para.

Pesha specifike e secilit testim, në raport me rezultatin e përgjithshëm, është:

  • Testimi me shkrim zë 70%.
  • Testimi i aftësive fizike zë 20%.
  • Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit zë 5%.
  • Testimi psikologjik zë 5%.

Apikantët s’kualifikohen në rastet e mëposhtme.

a-nuk kalon testin me shkrim nëse nuk merr 70 %  të pikëve të këtij testimi.

b-nuk kalon testin fizik nëse nuk merr 60 %  të pikëve të këtij testimi.

c- nuk kalon intervistën me gojë nëse nuk merr  70 %  të pikëve të këtij testimi.

d- nuk kalon testin psikologjik nëse nuk merr  70 % të pikëve të këtij testimi.

Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mos diskriminimit.

Pin It