Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin takim me Xhafën për reformën

lu e vlautin

Një ditë pas mbledhjes së parë të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi ku nuk u mor asnjë vendim, ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu dhe ajo evropiane Romana Vlautin zhvilluan sot një takim me Fatmir Xhafën i cili mban postin e kryetarit të këtij komisioni. Mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, pas konkluzioneve paraprake të komisionit të Venecias bashkon të gjitha palët politike në idenë e realizimit të kësaj reforme por i ndanë ato në mënyrën se si duhet të kryhet ky proces. Gjatë mbledhjes së djeshme përfaqësuesit e opozitës akuzuan kolegët e PS-­së se nuk pranojnë të ulen në dialog, pasi sipas tyre, nuk duan drejtësi sipas Komisionit të Venecias, por sipas draftit të hartuat nga ata. Dokumenti final do të vijë pasi të mblidhet seanca plenare e Komisionit të Venecias, qe parashikohet më 12­13 mars.

Pin It