Shqipëria duhet të kontrollojë ritmin e plakjes së popullsisë

grafiku-plakja

Harta botërore e treguesve të moshës së popullsisë e rendit Shqipërinë midis vendeve që po shkojnë me shpejtësi drejt plakjes së popullsisë. Harta është përpiluar nga Pew Research Center dhe INSTAT ofron shifra që e mbështesin këtë hartë.

Aktualisht 13% e popullsisë shqiptare është mbi 65 vjeç dhe kjo përqindje ka ardhur në rritje vitet e fundit. popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 5 në 11 përqind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n. Sipas ritmit kjo shifër parashikohet të jetë 29% në vitin 2060, ndërsa grupmosha e fëmijëve pritet të përgjysmohet.

Edhe pse vendi ynë nuk ëhtë në listën e vendeve me “rrezikshmëri të lartë”, duhen konsideruar ulja e lindshmërisë, rritja e emigracionit, problemet e tjera në institucionin e familjes që mund të përshpejtojnë plakjen e popullsisë.

Sipas raportit Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia ndodhen në zonën e mesme, ndëersa shteti me popullsinë më të plakur është Japonia me 23% të popullsisë mbi 65 vjeç. Shteti me popullsinë më të re është Emiratet e Bashkuara Arabe.

Plakja e popullsisë është e dëmshme për shoqërinë sepse ndër të tjera çon në ulje të produktivitetit ekonomik si rrjedhojë e uljes së numrit të njerëzve të aftë për punë. Po ashtu vështirësohet skema e pensioneve dhe pagimit të taksave për arsye se pakësohet numri i atyre që punojnë për mirëqënien e shoqërisë. Kjo dukuri mund të luftohet përmes nxitjes së lindshmërisë, shmangies së emigrimit dhe përmirësimit të sektorit të shëndetësisë.

harta-e-plkajes

Pin It