Shqiptarët festojnë ditën e verës, aktivitete argëtuese ne te gjithë vendin

1457941669elbasani-nata

Mijëra qytetarë të Elbasanit e kanë pritur ditën e verës jashtë shtëpive të tyre. Gjatë mbrëmjes së 13 marsit qytetarë të shumtë të qytetit ku kjo festë ndihet më shumë kanë shijuar koncertin e organizuar nga bashkia e Elbasanit. Këngëtarë të shumtë të pëlqyer nga publiku shqiptarë kanë performuar live, ndërsa nuk kanë munguar edhe aktorë të humorit, por edhe trupa e Cirkut të Tiranës, të cilët i kanë dhënë më shumë gjallëri festimeve. Kjo festë sinifikon ndërrimin e stinëve ku qytetarët festojnë ikjen e dimrit dhe ardhjen e verës ku çelin lulet, pemët dhe natyra merr ngjyra te larmishme.

Ndërkohë me hapjen e ditës së sotme të tjera aktivitete janë parashikuar në qytetin e Elbasanit por edhe në kryeqytet që vitet e fundit ka filluar të festohet shumë. Që në mëngjes familjet shqiptare ashtu siç e kanë traditë kanë shkëmbyer pjatat me përgatitjet e tyre për këtë festë ku vendin kryesor e zë “Ballokumja”. Ata i shkëmbejnë ato me komshinjtë të afërmit e miqtë e tyre. Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane . Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Me poshtë ju paraqesim agjendën e aktiviteteve të sotme në kryeqytet

I gjithë kryeqyteti duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si dhe zona tek Blloku do të krhehen në arenë festive ditën e 14 marsit. Kështu duke nisur prej orës 09:00 të mëngjesit të ditës së sotme u çel panairi EKO në sheshin “Nënë Tereza”, risi e këtij viti, ku kompani lulesh si dhe disa sipërmarrje riciklimi do të krijojnë një kopsht të madh në shesh si dhe do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane. Pjesë e kësaj feste tradicionale tashmë janë edhe fëmijët. Kështu rreth 1000 fëmijë të veshur më uniforma të gjelbra dhe kafe, do të vendosen në formën e një peme nën moton “Jeto Eko, Festo Eko” dhe do të parakalojnë nga Kryeministria në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza”. Ansambli i Tiranës, Teatri i Kukullave, Cirku i Tiranës gjithashtu janë pjesë e festimeve të 14 marsit, ku kanë parashikuar performanca të ndryshme argëtuese për fëmijë dhe të rritur. Gjithashtu, pjese e festime në kryeqytet do të jetë edhe Grupi Folklorik i Kasharit dhe këngëtaret Iris Bega dhe Greta Gani. Në këtë koncert do te interpretojnë Trupa e Valleve , Koridhe Orkestra eAnsamblit Popullor. Rexhep Çeliku , Mjeshtëri i Madh do të jetë drejtues i grupi të valleve më këtë koncert organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletitdhe Ansamblit Popullor. “Le te festojmë sot në mbrëmje të gjithë bashkë në TKOBAP. Koncert i Ansamblit Popullor plot risi e surpriza !”,thuhej në faqen e Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baletit . Po ashtu, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me biznese të ndryshme Ditën e Verës ka organizuar edhe koncerte të ndryshme, ku është parashikuar ngjitja në skenë e DJ dhe këngëtarëve më të njohur të momentit.

219197 219196 219195 219193 219194 219192

Pin It