Tronditet Ankaraja shpërthim me autobombë, 34 të vdekur dhe 125 të plagosur

219175_2 (1)

Tronditet sërish Turqia. Të paktën 34 persona të pafajshëm humbën jetën ndërsa rreth 125 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të një autobombe në bulevardin Ataturk të Ankarasë. Sipas Mediave turke shpërthimi ndodhi rreth orës 18:41, me orën lokale, në një parking në bulevardin Ataturk, shumë pranë ministrive Kizilay. Menjëherë pas atentatit vendi u rrethua nga forca të shumta të policisë dhe ambulanca për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Zona u evakuua nga rreziku i një sulmi të dytë terrorist, që mund të çonte në rritjen e bilancit të viktimave dhe të të lënduarve. Nga këqyrjet paraprake të kamerave të sigurisë, shpërthimi ka ardhur nga një makinë e parkuar ku ishte montuar një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozivi, çka ka shkaktuar edhe një shpërthim të fortë. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit por nga hetimet paraprake dhe nga lloji i sulmit dyshohet për një sulm terrorist.

Ndërkohë pas shpërthimit shumë zyrtarë të lartë të vendit tonë dhe të vendeve të tjera dolën në mbështetje të popullit turk dhe dënuan sulmin barbar.

Ora 21:00 Ish-­ambasadori shqiptar: E trishtueshme, Europa të shikoje mundësinë e zgjerimit për te rritur sigurinë Ish­ambasadori shqiptar në Turqi Genci Muçaj shprehu solidaritet dhe ngushëllim për jetët e humbura duke theksuar se Turqia do ti bëjë ballë ashtu sikurse gjithmonë ngjarjeve të tilla.. “Është e trishtueshme të raportosh për lajme të tilla, por duhet kuptuar se Turiqa është një nga vendet që përmban peshën më të madhe të sulmeve. Masa e madhe e refugjatëve është në Turqi. Shumë njerëz do përfitojnë nga këto situata megjithëse Turqia s’është e vetme në këtë luftë është anëtare e NATO­s dhe do vazhdojë t’i bëjë ballë të tilla sulmeve” Muçaj konfirmoi edhe njëherë se nuk ka asnjë të lënduar por rreziku është për cilindo që ndodhet në Turqi. Një gjë që mbetet për tu veçuar nga prononcimi i ish­- ambasadorit ishte fakti se sipas tij Europa duhet te rishikoje mundësinë e zgjerimit që të forcohet “ISIS mbetet një ndër aktorët kryesorë të të tilla situatave, megjithatë mbetet gjithçka për tu parë dhe duhet patur kurajo të mbetemi të vendosur në këtë betejë që do të marrë fund së shpejti. S’besoj se Turqia do të ndërrojë kursin ndaj emigrantëve dhe hyrjes së tyre në shtetin turk. Duhet kuptuar që sot më shumë se kurrë kufijtë e BE duhet të zgjerohen për të ofruar siguri. Kur mendon se lufta ndodh në kufijtë e Turqisë mes Azisë dhe e Europës, roli i saj është mjaft i dukshëm”­ u shpreh ai

Ora 20:00 Thaçi dënon sulmin ne Ankara Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të shpërthimit që ndodhi sot në Ankara, ku mbetën të vdekur 27 persona. Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka theksuar se rreziku i terrorizmit është global. “Edhe një sulm me bombë në Ankara, duke goditur popullin dhe shtetin mik turk. Ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave. Sulmet e kësaj mbrëmje në Turqi, por edhe në Bregun e Fildishtë, tregojnë se rreziku i terrorizmit është global dhe në këtë betejë edhe Kosova është pranë aleatëve tonë”.

Ora 19:16 Bushati: Solidaritet me Turqinë Ministri Bushati ka reaguar menjëherë ne rrjetin social Twitter përmes një deklarate te shkurtër, ku shpreh solidaritet me Turqinë për sulmin terrorist te ndodhur ne Ankara: “Terrori goditi serish, Ankaraja ne zemrat tona, le te lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Shprehim solidaritet “­shkruan Bushati

Ora 19:00 Ministria e Mbrojtjes shqiptare: S’ka shqiptarë të lënduar Ndërkohë që sipas ministrisë së Mbrojtjes shqiptare nuk raportohet të ketë asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga sulmi. Ky njoftim vjen pasi në Turqi ndodhen rreth 71 studentë shqiptar, ndërkohë që 5 persona ndodhen atje për kurim në spital.

Ora 18:50 Kryeminsitri Atataturk mbledh Këshillin e Sigurimit Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thirrur një takim sigurie në selinë e Presidencës Këshillin e Sigurimit në Ankara. Ndërkaq, Presidenti i vendit, Rexhep Erdogan, la takimet zyrtare në Stamboll për t’u kthyer në Ankara dhe të asistojë në një tjetër tragjedi për vendin e tij. Ja sa here u godit Turqia ne 6 muajt e fundit Në 6­muajt e fundit, Turqia është tronditur tre herë nga sulmet terroriste. Jo më larg se muajin e kaluar, një atentat terrorist në Stamboll që i mori jetën 29 personave, u mor përsipër nga një grup militant kurd, pjesëtarë të Lëvizjes për Lirinë e Kurdistanit (ATK). Ai u shpreh atëherë se sulmi ishte në shenjë hakmarrje për politikat e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ndërsa tetorin e kaluar, më shumë se 100 njerëz u vranë në një shpërthim të dyfishtë bombe vetëvrasëse, gjatë një tubimi të partisë kurdë në Ankara. Shpërthimet e fundit në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara, tregojnë rrezikun evident dhe sfidat me të cilat po përballet rendi dhe siguria turke. Ekspozimi i Turqisë ndaj sulmeve terroriste të kohëve të fundit, lidhet me politikat e saj në lindjen e Mesme si dhe krizën e gjatë në Siri.

219174

219175_2

219176

Pin It