Elbasan, çelet panairi i 29-të “Dita e verës”

219042

Reshjet e dendura të shiut nuk kanë penguar që në qytetin e Elbasanit ashtu si çdo vit te çelet panairi i 29-të “Dita e Verës”. Ai është çelur në kuadër të festës ndërkombëtare të “Ditës së Verës” që është më 14 mars dhe si çdo vit mbahet në Elbasan por vitet e fundit pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Në këtë ditë bashkia e Elbasanit ka planifikuar një sërë aktivitetesh, ku në mëngjes do të jetë parada e nxënësve të shkollave të qytetit të veshur në mënyra të ndryshme sinifikuese dhe më pas me aktivitete të ndryshme. Ndërsa në mbrëmjen e datës 13 ndonëse parashikimi i motit nuk favorizon shumë festën, parashikohet të mbahet një koncert me të ftuar të ndryshëm. Në panairin e sotëm janë ekspozuar prodhime të zonës së Elbasanit bimë karakteristike të vendit etj..

Në prerjen e shiritit tradicional të çeljes së panairit mori pjesë kryetari i baskisë, Qazim Sejdini dhe deputetë e drejtues të tjerë lokalë që përcollën urimin e tyre në prag feste për të gjitha firmat pjesëmarrëse. Kryetari i Dhomës së Tregtisë Elbasan, Veli Kazazi duke falënderuar rreth 50 firma pjesëmarrëse në këtë edicion, theksoi se ka një tërheqje të kompanive të mëdha industriale kjo edhe për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë. Panairi “Dita e Verës” është çelur me pjesëmarrje të firmave nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia, investitorë, të rinj, të huaj ku kanë prezantuar produkte tradicionale.

219044

219043

219041

Pin It