Meta: reforma në drejtësi ka 20 votat e LSI-së

12Ilir-Meta1

Një ditë pasi delegacioni i komisionit të Venecias miratoi draftin përfundimtar për rekomandimet në reformën në drejtësi, kryetari i kuvendit njëkohësisht kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta bëri të ditur se ka ardhur koha që të bëjnë një lexim objektiv dhe të paanshëm të opinioneve të Komisionit të Venecias. Ai tha se reforma në drejtësi i ka të 20 votat e LSI-së për miratimin e sajë, ndërsa në rast se do të ketë lexime të ndryshme do të kërkojmë ndihmën e  EURALIUS-it si mision i paanshëm për interpretimin final.
“Në rastet kur do të ketë lexime të ndryshme të kërkojmë edhe ndihmën e  EURALIUS-it si mision i paanshëm për interpretimin final dhe objektiv të çdo çështjeje. Qëndrimi zyrtar i LSI-së për këtë reformë është që do të votojë me të 20 votat e saj atë reformë për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias dhe në atë mënyrë që është shprehur Komisioni i Venecias.

Pin It