Crystal Palace është përfshirë në garë për sulmuesin e Juventusit, Simone Zaza – njofton Goal.
Ekipi i Alan Pardeë i ka kërkuar shërbimet e 24-vjeçarit, pasi dëshiron të vazhdojë ngjitjen në tabelë.
Italiani ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje në Serie A për skuadrën e Massimiliano Allegrit dhe mund të largohet nëse siguron më shumë minutazh loje diku tjetër.
Mungesa e lojës rrezikon pjesëmarrjen e Zazas në ‘Euro 2016’ me ekipin e Antonio Contes, prandaj ai duhet të luajë më shumë.
Juve mund ta shesë lojtarin nëse merr një ofertë mbi 20 milionë euro.