Soda ka efekte mahnitëse, ja disa prej tyre

auto_soda-bukes-650x3581435258695

Soda e Bukës përveç përdorimit në kuzhinë, ka edhe përdorime të tjera të shumta. Më poshtë do të lexoni disa nga funksionet e saj.

1.Në kuzhinë

Soda është një pastruese shumë efektive. Duke përdorur pak sodë buke në një sfungjer apo leckë të lagur ju mund të pastroni: yndyrat në furra dhe mikrovalë; njollat e yndyrës në mobilie druri; enët e kuzhinës; frigoriferin në brendësi; frutat dhe perimet për tu hequr pesticidet.

2.Pastron rrobat

Përdorimi i sodës së bukës, tretur në ujë heq njollat e vështira nga rrobat tuaja. Soda ndihmon në heqjen e njollave të verdha që mbeten nga djersa në bluzat e bardha, njollat e ushqimeve si yndyrat, po ashtu pastron edhe njollat e bojës. Gjithashtu soda mund tu ndihmojë në mbajtjen e buburrecave jashtë shtëpisë apo edhe për të vrarë insektet e tjera.

3.Zbardhuese e dhëmbëve

Soda përdoret edhe për dhëmbët. Ajo ndihmon në zbardhjen e tyre dhe parandalimin e formimin  gurrëzave. Gjithashtu largon erën e keqe të gojës dhe e pastron atë nga mikrobet.

4.Ka efekte në fytyrë dhe flokë

Soda është një produkt shumë i mirë për lëkurën dhe flokët. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur irritimin e lëkurës pas rruajtjes. Gjithashtu ajo përdoret për të parandaluar puçrrat, pasi e pastron trupin dhe fytyrën në mënyrë të përkryer.Nëse nuk doni t’i lani flokët me shampo, përdorni sodën, e cila ndër të tjera parandalon edhe zbokthin.

Pin It