Sportet e duhura për stinën e dimrit

Temperaturat zbritën, u shtuan reshjet e shiut dhe dëbora e parë ra. Zyrtarisht mund të themi se kemi hyre në stinën e dimrit. Për të qenë më të shëndetshëm gjatë kësaj stine, në ju  sugjerojmë sportet dimërore të cilat do ju bëjnë të largoni dembelizmin dhe dëshirën për të qëndruar nën batanije. Jo vetëm aq, do ju ndihmojnë edhe për të qenë në një formë të tonifikuar fizikisht!

Ski

Skija është sporti i përsosur dimëror që ju ndihmon të mbani frekuencat e zemrës në ritmin e duhur. Trajnon zemrën, muskujt dhe ju ndihmon të humbni peshë. I praktikuar në lartësi, ky sport lufton alergjitë dhe astmën. Por, ka edhe efekte pozitive psikologjike si aktiviteti në mes të natyrës, përfshirja e gjithë muskujve në aktivitet: krahët, këmbët dhe barkun. Gjithashtu përmirëson ekuilibrin.

Snowboard

Snowboard ka të mira e përfitime psikologjike po ashtu si skitë. Snowboard-i djeg kaloritë në mënyrë perfekte, 2000-4000 në varësi të intensitetit. Prandaj konsiderohet si një sport i përshtatshëm për hollimin e trupit. Prek muskujt themelorë: supet, barkun e këmbët.

Patinazh mbi akull

Ky sport vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilbrit. Konsiderohet si një sport aerobik i cili djeg shumë kalori. Ndihmon zemrën dhe procesin e frymëmarrjes. Përveç patinazhit ju sugjerojmë edhe hokejin mbi akull.

Për më të guximshmit do të sugjeronim; motorrin e dëborës, skitë me biçikletë në zbritje si dhe kërcim nga skitë me trampolinë.

Burimi: Bordo.al

Pin It