Studim: Ajri i ndotur shkakton Alzheimer dhe problem në shëndetin mendor

polluted_brain

Ajri i ndotur është shkak për shumë sëmundje tek njeriu. Eshtë i rrezikshëm për personat me sëmundje të mushkrive, të moshuarit, gratë shtatëzënë etj. Sëfundmi një studim thotë se ajri i ndotur mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit dhe problem në shëndetin mendor.

Ajri i ndotur përmban grimca toksike ultrafine, të cilat janë të paktën 200 herë më të vogla sesa gjerësia e flokëve të njeriut. Disa nga rreziqet shëndetësore që i sjell thithja e këtyre grimcave, përfshin shkaktimin e astmës, kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Ndër të tjera hulumtimi sugjeron se ekspozimi ndaj këtyre grimcave mund të jetë i dëmshëm edhe për trurin, duke e shpejtuar plakjen e aftësive konjitive dhe duke e rritur rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe çrregullimeve në shëndetin mendor.

Pin It