Studim: Drita e pajisjeve elektronike sjell rreziqe të shumta

Boy Looking At Digital Tablet In Bed At Night

Shumica prej nesh kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës nën dritëen e pajisjeve elektronike. Por sipas një studimi qendrimi i vazhdueshëm nën efektin e dritës së bardhë ul prodhimin e hormonit të melatoninës gjë e cila shkakton pagjumësi.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se ekspozimi ndaj dritës artificiale mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të obezitetit, diabetit, problemeve në zemër, tensionit të lartë në gjak dhe depresionin. Ndërsa më e dëmshmja nga të gjithë është drita blu gjatë natës, e cila emetohet nga telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera elektronike. Drita e tyre duket e bardhë, por në fakt konsiston në një spektër ngjyrash dhe disa prej tyre përmbajnë më shumë ngjyrë blu.

George Brainard, profesor tek Kolegji Mjekësor Jefferson në SHBA dhe autori kryesor i studimit thotë se sekreti është si përdoret drita, çfarë përdoret dhe kur përdoret.

Burimi: Daily Mail

Pin It