Ndryshon marrëdhënia me FMN, Ahmetaj: Kemi nevojë për hapësirë buxhetore

09fcdd13fb692b6997ad8e50eb99b05b

Qeveria shqiptare mendon të ndryshojë llojin e marrëdhënieve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke kaluar nga marrëdhënie detyruese-kushtëzuese, në monitorim dhe këshillim.

Lajmi është bërë i ditur në një intervistë televizive nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ndryshe nga raporti i FMN, Ahmetaj mendon se është bërë një punë e mirë me reformën makro-fiskale dhe se qeveria ka nevojë për më shumë hapësirë buxhetore për 2017-ën.

“Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta”, tha Ahmetaj.

Sipas tij qeveria ka nevojë për më shumë liri buxhetore për të financuar reformën në drejtësi, reformën e decentralizimit, atë në administratën publike dhe reformën e ujit.

Marrëveshja trevjeçare mes shtetit shqiptar dhe FMN përfundon në shkurt të vitit të ardhshëmAhmetja është shprehur se ajo do të vijojë më tej por në një formë ende të papërcaktuar.

Pin It