Studim: Fëmijët që qëndrojnë para ekranit, vonojnë në të folur

Një studim i ri tregon se nëse një fëmijë i vogël kalon shumë kohë duke luajtur në telefon mund të shkaktojë vonesa në të folur.

Studimi thotë se një fëmijë shpenzon mesatarisht 30 minuta në ditë para ekraneve të vegjël dhe rreziku për vonesa në të folur rritet me 50%.

Ata kanë studiuar 894 fëmijë të moshave 6 muajsh deri në 2 vjeç në Toronto, për një periudhë 3-vjeçare. Në kontrollin e 18 muajshit, 20 % e fëmijëve kalonin 28 minuta në ditë me këto pajisje, sipas prindërve të tyre.
Dr. Catherine Birken, autorja e studimit thotë se pavarësisht këshillave të ndryshme se sa kohë duhet të rrijë një fëmijë para ekranit, “ne besojmë se përdorimi i smartphone dhe tabletëve është bërë mëse i zakonshëm në jetën e tyre”.

Ajo mbështet rekomandimet e fundit të American Academy of Pediatrics që të ndalohet përdorimi i tyre nën moshën 18 muajshe. Megjithatë studimi thotë se nuk ka prova direkte të shkakut dhe efekteve pasi këto do të jenë objekt studimi në të ardhmen.

Pin It