Studim: Gjelbërimi rrit nivelin lumturisë

 

eb9d900fbe9e0f3fcbcb357475287360.1000x800x1

Sipas një studimi britanik, të jetosh afër hapësirave të gjelbra ka një ndikim pozitiv në shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve.

Studiuesit në Universitetin Exeter, në Britaninë e Madhe dëshironin të zbulonin nëse personat që jetonin në zonat urbane afër hapësirave të gjelbëruara ishin më të lumtur se të tjerët.

Për këtë ata analizuan të dhënat nga një anketë e evolucionit të mirëqenies në  më shumë se 5.000 familje britanike nga viti 1991-2008.

Ata arritën në përfundimin se familjet që jetonin në afërsi të një zone urbane të përbërë nga hapësira të gjelbra ishin shumë më të lumtur se të tjerët, pavarësisht nga ndryshimet në të ardhura, në statusin civil ose shëndetësor.

Hulumtuesit gjithashtu kanë matur nivelin e mirëqenies që vjen nga jetesa afër një hapësirë të gjelbër në krahasim me disa çaste të rëndësishme të jetës.

Ata zbuluan se gëzimi i të jetuarit afër një hapësirë të gjelbër do të jetë i barabartë me një të tretën e gëzimit që ndjehet në një ditë si ajo e dasmës ose një e dhjeta e lumturisë që keni kur filloni një punë.

Pin It