Studimi që tregon sjelljet e bezdisshme në vendin e punës

landscape-1460387678-messy-desk-problems

Marrëdhënia e mirë me kolegët e punës është thelbësore për suksesin në përmbushjen e detyrave. “Forbes” realizoi një studim me 5000 punonjës dhe zbuloi disa nga sjelljet që duhen shmangur në vendin e punës për të siguruar një marrëdhënie të mirë me kolegët.

Studimi tregoi se shumë punonjës i shfaqin zakonet e këqija të jetës së tyre personale edhe gjatë punës. Vëzhguesit pyetën punonjësit të listonin disa nga sjelljet më të bezdisshme të kolegëve të tyre në zyrë dhe rezultatet janë këto, nga sjellja më shqetësuese tek ajo më pak shqetësuese:

  1. Era e ushqimeve të caktuara – Të ushqehesh në zyrë, kur je me shumë kolegë pranë, mbetet një ndër gjërat më të bezdisshme që mund të behet. Erërat e forta mbeten në ajrin e ambientit dhe mund të kalojnë edhe tek rrobat.
  2. Higjiena personale – Duar të palara, heqja e këpucëve dhe shfryrja e hundëve janë të papranueshme.
  3. Lënia e tavolinës së punës rrëmujë – Letra të paorganizuara, filxhanë kafeje dhe pjata ushqimi të papastra: panorama që nuk dëshironi të shikoni në tavolinën e kolegut ngjitur me ju.
  4. Të marrësh gjërat e kolegëve pa leje – Në fillim ju mungon një stilolaps, pastaj kapësja e letrave dhe në vijim, e gjeni veten pa axhendën tuaj ditore? Shikoni kolegun tuaj…
  5. Sjellja e fëmijëve të vegjël në zyrë – Në fluksin e punëve dhe arritjen e afateve kohore, askush nuk dëshiron që të dëgjojë një bebe që qan.
  6. Thashethemet – askush nuk e do në shoqërinë e tij një njeri që flet dhe komenton të gjithë të tjerët, jetët private të tyre, aq më tepër në vendin e punës.
  7. Emailet e shpeshta – Sidomos nëse janë në grup emailet e shpeshta mund të kthehen në shqetësim. Të gjithë fillojnë kthejnë përgjigje me radhë dhe shpërqëndrohen nga puna.
  8.  I/e papërgjegjshëm – njerëzit që shmangin detyrat dhe përgjegjësitë që u janë ngarkuar vështirësojnë procesin e punës.
  9.  Sharjet dhe fjalori i papërshtatshëm – Ky lloj fjalori i vendos të gjithë në siklet dhe krijon një atmosferë të papëlqyeshme për të gjithë, për më tepër ju tregon joprofesional dhe jomiqësor .
  10. E folura me zë të lartë në telefon – Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë bisedat tuaja personale ose jo, është shqetësuese dhe shpërqëndruese.
Pin It